Berisha fton publikisht Shehajn, Qorin dhe Lapajn: Të bashkohemi kundër Ramës

Berisha fton publikisht Shehajn, Qorin dhe Lapajn: Të bashkohemi kundër Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur thirrjen për bashkimin e opozitës, duke ftuar edhe drejtuesit e forcave të reja politike, mes tyre Arlind Qorin, Agron Shehajn dhe Adriatik Lapajn.

Berisha deklaroi se është i gatshëm të takohet me këdo që synon largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti, duke thënë se nuk ka paragjykime ndaj asnjë aktori politik opozitar.

“Unë shfrytëzoj sërish rastin dhe i ftoj që të bashkohemi. Bashkohem që nesër! Me cilindo që bashkohet, që të largojmë Ramën nga pushteti. Me cilindo njeri. Ne nuk ftojmë me paragjykime. Me të gjithë takohem, nuk kam asnjë lloj paragjykimi. Se çfarë më quajnë, rëndësi ka të largojmë të keqen më të madhe”, u shpreh Berisha.

The post Berisha fton publikisht Shehajn, Qorin dhe Lapajn: Të bashkohemi kundër Ramës appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.