Besar Durmishi: Badinteri nuk është pronë e BDI-së, as licencë për veto politike
Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi ka reaguar ndaj qëndrimeve të BDI-së për përdorimin e parimit të Badinterit, duke theksuar se ky mekanizëm kushtetues është krijuar për mbrojtjen e shqiptarëve nga mbivotimi dhe diskriminimi, e jo për të mbrojtur interesat politike të një partie.
Në reagimin e tij, ministri thekson se asnjë subjekt politik nuk ka monopolin mbi përfaqësimin e shqiptarëve dhe se Badinteri nuk duhet të përdoret si instrument për bllokimin e punës së Kuvendit.
“Badinteri nuk është licencë për veto politike, nuk është mekanizëm për të imponuar vullnetin e një partie dhe aq më pak është pronë ekskluzive e BDI-së”, ka shkruar Durmishi.
Ai ka kritikuar gjithashtu, siç e quan, përzierjen e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve me interesat partiake të BDI-së, duke rikujtuar edhe rastin e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov.
“Prandaj, mos i ngatërroni dy gjëra krejt të ndryshme: mbrojtjen e shqiptarëve dhe mbrojtjen e interesave partiake të BDI-së!”, ka theksuar Durmishi.
Në fund të reagimit, ai ka shtuar se shqiptarët nuk kanë nevojë për kujdestarë politikë dhe se asnjë parti nuk mund të flasë në emër të një populli të tërë.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.
RTK
RTK
RTV
RTV
ART
TV7
RAD
RAD
ROC
RAD
RAD
RAD