Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të kushtojnë

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të kushtojnë

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së naftës dhe benzinës në Shqipëri, pas mbledhjes së zhvilluar këtë të enjte, më 29 tetor.

Sipas vendimit të bordit, nafta do të shitet me pakicë deri në 212 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë nuk duhet të kalojë 200 lekë për litër.

Për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është përcaktuar në 181 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë në 169 lekë për litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi këtë të enjte, në orën 15:00, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, kur do të shqyrtohen sërish ndryshimet në treg.

Vendimi është marrë në kuadër të situatës së veçantë të shpallur në tregun e hidrokarbureve, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit të nënprodukteve të naftës dhe gazit.

Bordi u ka tërhequr vëmendjen operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë për detyrimin e zbatimit të çmimeve të përcaktuara, duke paralajmëruar se shkeljet e konstatuara mund të sjellin pezullimin e aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklarojnë se janë angazhuar për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

The post Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të kushtojnë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.