Bozdo përmend të gjitha profesionet e lira që preken nga ndryshimi i taksave

Bozdo përmend të gjitha profesionet e lira që preken nga ndryshimi i taksave

Deputeti Eno Bozdo komentoi në emisionin “Now” në Euronews Albania ndryshimet në paketën e re fiskale 2027.

Sipas tij, përfshirja në skemën e TVSH-së e 17 mijë bizneseve të vogla do të rrisë drejtpërdrejt kostot për ta, ku preken veçanërisht profesionet e lira.

“Kjo paketë duhet lexuar së bashku me projektbuxhetin për të kuptuar gjithë filozofinë e qeverisjes. Absolutisht nuk jemi të kënaqur. Dokumentet që kam këtu flasin për tatim fitimin korporativ nga 15-17 për qind.

Elementi i parë shumë problematik është përfshirja në skemën e TVSH-së e 17 mijë bizneseve të vogla. Profesionistët e lirë preken në mënyrë të drejtpërdrejtë. Këtu futen konsulentët, farmacistët, inxhinierët, avokatët dhe noterët. Kjo është direkt taksë mbi xhiron.

Ata do të bëjnë të njëjtën gjë, një pjesë do të rrisin çmimet. E dyta, edhe për bizneset e vogla ka kosto shtesë që u imponohet me futjen në skemë. Një ekonomist apo kontabilist duhet të mbajë regjistër më vete, që është kosto”, tha Bozdo.

Nga bizneset te pagat dhe karburantet, eksperti i ekonomisë shpjegon paketën e re fiskale

The post Bozdo përmend të gjitha profesionet e lira që preken nga ndryshimi i taksave appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.