Buçkovski: Me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit jemi bërë shembull pozitiv për ndërtimin e një shoqërie multietnike

“Ne e filluam procesin e anëtarësimit në BE në vitin 2001. Me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit ne ishim shembull pozitiv jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për mbarë Evropën. The post Buçkovski: Me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit jemi bërë shembull pozitiv për ndërtimin e një shoqërie multietnike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Buçkovski: Me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit jemi bërë shembull pozitiv për ndërtimin e një shoqërie multietnike

“Ne e filluam procesin e anëtarësimit në BE në vitin 2001. Me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit ne ishim shembull pozitiv jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për mbarë Evropën. Katër vjet më vonë ne patëm statusin e kandidatit. Ishte një mrekulli për rajonin”, tha ish-kryeministri Vllado Buçkovksi në Konferencën Ndërkombëtare për Paqen dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm në Athinë, përcjell FLAKA.

Ai shtoi se përvoja pozitive e ndërtimit të një shoqërie multietnike është model maqedonas se si të ndërtohet një shoqëri funksionale multietnike në rajon.

“Por në vitin 2006, qeveria ndryshoi. Qeveria e re e Gruevskit provokoi Greqinë dhe për 11 vjet Maqedonia e Veriut ishte e izoluar derisa Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras bënë një hap historik përpara”, tha Buçkovski.

Ai shtoi se shembulli i marrëveshjes së Prespës është shembull pozitiv për rajonin dhe Evropën. FLAKA

The post Buçkovski: Me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit jemi bërë shembull pozitiv për ndërtimin e një shoqërie multietnike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .