Burg kush djeg flamurin e SHBA/ Trump nxjerr urdhër ekzekutiv: Departamenti i Drejtësisë të hetojë rastet

Kushdo që djeg flamurin amerikan në Shtetet e Bashkuara do të akuzohet për nxitje të trazirave dhe do të dënohet me një vit burg pa mundësi për lirim të parakohshëm. Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ngarkon Departamentin e Drejtësisë që të hetojë rastet e tilla. Ai tha se djegia e një flamuri [...]Read More...

Burg kush djeg flamurin e SHBA/ Trump nxjerr urdhër ekzekutiv: Departamenti i Drejtësisë të hetojë rastet

Kushdo që djeg flamurin amerikan në Shtetet e Bashkuara do të akuzohet për nxitje të trazirave dhe do të dënohet me një vit burg pa mundësi për lirim të parakohshëm.

Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ngarkon Departamentin e Drejtësisë që të hetojë rastet e tilla.

Ai tha se djegia e një flamuri amerikan djeg trazira që nuk janë parë kurrë më parë, ndërsa këshilltarët e presidentit shtuan se urdhri nuk bie ndesh me amendamentin e parë të kushtetutës, që mbron lirinë e fjalës.

Trump nënshkroi urdhrin që ngarkon Departamentin e Drejtësisë me hetimin e rasteve të djegies së flamurit. Trump tha se ata që djegin flamurin e Shteteve të Bashkuara do të akuzohen për nxitje të trazirave dhe do të dënohen me një vit burg pa mundësi për lirim të parakohshëm.

Në një çështje të vitit 1989, Gjykata Supreme vendosi se djegia e flamurit përbën “fjalim simbolik” që mbrohet nga Amendamenti i Parë.

Ky vendim gjykate rrëzoi ligjet për djegien e flamujve në 48 shtete dhe e bëri të qartë se njerëzit kanë të drejtë të djegin flamuj si një mënyrë për të shprehur pikëpamjet e tyre politike.

Trump ka kohë që mbështet kriminalizimin e djegies së flamurit. Në vitin 2016, në një postim në mediat sociale ai tha se nëse dikush djeg flamurin amerikan duhet të ketë pasoja, nga humbja e shtetësisë deri te dënimi me burg.

Shumica e amerikanëve kanë tendencë të jenë dakord me Trump për këtë çështje. Sondazhet e kryera nga YouGov në vitin 2020 treguan se gati gjysma e amerikanëve janë pro që djegia e flamurit të jetë e paligjshme, ndërsa rreth një e treta mendonin se duhet të jetë e lejueshme. Ndërsa në një anketë të vitit 2023 59% e amerikanëve tani e konsiderojnë djegien e një flamuri amerikan gjatë protestave si të papranueshme.