Buxheti dhe paketa fiskale, PD rikthehet në Komisionin e Ekonomisë

Partia Demokratike do të rikthehet sot në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, ku do të marrë pjesë në diskutimet për projektbuxhetin dhe paketën fiskale.
Ndërkohë, në komisionet e tjera parlamentare, deputetët demokratë do të vijojnë të ndjekin të njëjtën strategji si javën e kaluar.
Sipas kësaj strategjie, një përfaqësues i PD-së do të jetë i pranishëm në mbledhjet përkatëse për të mbështetur kërkesat e studentëve, por më pas do të largohet nga mbledhja.
The post Buxheti dhe paketa fiskale, PD rikthehet në Komisionin e Ekonomisë appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



