Lara Colturi e dyta në sllallomin e Levit

  • Ndaje
Lara Colturi e dyta në sllallomin e Levit

Lara Colturi është renditur e dyta në garën e sllallomit të Kupës së Botës në Levi të Finlandës, përcjell albinfo.ch.

Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë e përfundoi garën me kohën e përgjithshme 1 minutë, 53 sekonda e 5 të qindtat, duke mbetur 43 të qindtat pas gjermanes Emma Aicher.

Aicher triumfoi me kohën 1 minutë, 52 sekonda e 62 të qindtat, ndërsa podiumin e plotësoi austriakja Katharina Truppe, 50 të qindtat pas fitueses.

Colturi ishte e dyta edhe pas lëshimit të parë dhe arriti ta ruante këtë pozitë deri në përfundim të garës.

Ky është podiumi i dytë i saj në dy garat e para të sezonit, pas vendit të dytë në sllallomin gjigant në Sölden të Austrisë./Albinfo.ch

 

The post Lara Colturi e dyta në sllallomin e Levit appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.


0 lexime 0 sot