Rama darkon me Alex Soros gjatë pushimeve në Dhërmi

Ishte përfolur prej disa ditësh se gjatë pushimeve në jug në vendit kryeministri Edi Rama ishte takuar edhe Alex Soros, djalin e miliarderit George Soros.
Fillimisht qarkulloi foto e një gomoneje, por paksa e paqartë ndërsa tashmë në rrjet është hedhur një tjetër foto që tregon takimin mes të dyve.
Sipas informacioneve të siguruara, darka është mbajtur në një nga restorantet e Dhërmiut.
Takimi Rama – Soros tërheq vëmendje për shkak të marrëdhënies së kryeministrit shqiptar edhe me rrethin e Trump, dy armiq të betuar të njëri tjetrit.
Interesant është edhe fakti se Rama deklaroi pak kohë më parë se protestat e flamingove mbështeteshin edhe nga armiq të Trump, duke nënkuptuar rrjetin e Soros.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



