Debat/ Nuk mund të flasim për protestën kur nuk jemi pjesë e saj! A ke qënë në shesh ti zotëri?

  • Ndaje
Debat/ Nuk mund të flasim për protestën kur nuk jemi pjesë e saj! A ke qënë në shesh ti zotëri?

Një debat është zhvilluar në studion e emisionit “Review” në Euronews Albania me Greta Topjanën mes gazetarit Gerti Shella, pedagoges Mirela Karabina dhe gazetarit Sebastian Zonja, lidhur me protestën.

Diskutimi nisi lidhur me qëllimet e fillesës së protestës, ku sipas Shellës qëllimi fillestar ka humbur dhe se palët mund të kishin gjetur një zgjidhje që në hapat e parë.

Nga ana e saj, Karabina ka mbrojtur kauzën e protestuesve, duke theksuar se fokusi te çështja e pronës përgjithëson një nga problematikat më të mëdha që vendi ka sot, duke përmendur shembuj si Zvërneci apo Teatri. Në të njëjtën linjë ka ndërhyrë edhe gazetari Sebastian Zonja.

Diskutimet:

Shella: Qëllimi pra qëllimet e fillesës, se ato janë tharmi, aty doli dynjaja.

Karabina: Në fakt ato ngritën për një gjë shumë të rëndësishme, se ju jeni dhe i ligjeve, u ngritën për pronën dhe ajo sigurisht përgjithëson të gjithë problematikat që ne kemi për pronat.

Shella: Pse nuk folim më për pronën?

Karabina: Foli për Zvërnecit, për teatrin, folën për gjithcka.

Shella: Unë mendoj që gjithë ai presion në qoftë se do të ishte: kemi ardhur për të përmbushur qëllimin tonë që ky investim në zonë të mbrojtur të anullohet, palët do ishin marrë vesh kohë më parë në kuptimin që mbaron ultimatumi. Ka humbur qëllimin ose s’ka qëllim ose mund të jetë qëllimi vetëm të dalësh në rrugë horizontalisht pa shkuar gjëkundi.

Zonja: Në qoftë se thua që do zhbësh ligjin për çështjen e pronës. Në qoftë se të thuash që këtë lloj ligji dhe thua personi që ka bërë këto ligje duhet të largohet, ju mendoni se është e gabuar?

Shella: Absolutisht jo.

Zonja: Pra nuk është e gabuar.

Shella: Absolutisht jo.

Zonja: Po atëherë pse nuk thoni të njëjtën gjë për protestën?

Karabina: Protesta nuk ka mbaruar, është duke vazhduar kështu që pa merak.

“Ndreca dhe Spiropali nuk duhet të ikin nga PS,” Kthupi: Lëre çfarë thotë zoti Rama

The post Debat/ Nuk mund të flasim për protestën kur nuk jemi pjesë e saj! A ke qënë në shesh ti zotëri? appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.


0 lexime 0 sot