Dënohet malazezi 32 vjeçar që kishte kërcënuar Përparim Avdilin
Një burrë është dënuar me urdhër ndëshkues për kërcënimin ndaj Përparim Avdilit, politikan i njohur, president i FDP-së së Cyrihut (Partia e Lirë Demokratike) dhe asamblist i qytetit të Cyrihut.
Zyra e prokurorit publik të Schwyz-it e dënoi 32-vjeçarin malazez me një gjobë dhe një dënim me kusht, transmeton albinfo.ch. Ai u akuzua për “keqpërdorim të një sistemi telekomunikacioni”, të cilin e përdori “me qëllim të keq ose keqdashës” për të “shqetësuar ose ngacmuar” Avdilin, citoi “SonntagsBlick” nga urdhëri ndëshkues.
Gjykata (përmes Prokurorisë së Schwyz-it) dha një dënim me gjobë prej 30 ditësh gjobë me vlerë 40 franga në ditë (gjithsej 1,200 franga).
Ky dënim është lënë me kusht me një periudhë prove prej tre vjetësh, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, ai duhet të paguajë menjëherë një gjobë efektive prej 300 frangash, si dhe të gjitha kostot e procedurës gjyqësore që kapin vlerën e 1,250 frangave.
Përparim Avdili u shpreh i lehtësuar pas dënimit. Ai theksoi se ky vendim është një sinjal i qartë se interneti nuk është një hapësirë pa ligj dhe se veprime të tilla kanë pasojaPolicia e kantonit të Cyrihut e kishte arrestuar personin në fjalë në pranverë. “Shpejt u bë e qartë se ky person nuk kishte ndërmend ta zbatonte kërcënimin e tij”, tha Avdili për “SonntagsBlick”.
The post Dënohet malazezi 32 vjeçar që kishte kërcënuar Përparim Avdilin appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.