I dënuar në Itali me mbi 7 vjet burg për disa veprimtari kriminale, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari me qëllim ekstradimin

I dënuar në Itali me mbi 7 vjet burg për disa veprimtari kriminale, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari me qëllim ekstradimin

Një 38-vjeçar është arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme nga Policia e Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për disa veprimtari kriminale.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë S. M., alias S. P., 38 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e Bolonjës, Itali, e ka dënuar me 7 vjet, 3 muaj e 15 ditë burgim, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, zhvatje dhe tentativë zhvatjeje të kryera në bashkëpunim, për posedim dhe përdorim të mjeteve zjarrvënëse (Molotov) në zonën e Riminit, Itali, si dhe për falsifikim dokumentesh identifikimi, rikthim të paligjshëm në Itali dhe mbajtje të armëve pa autorizim, të kryera gjatë periudhës 01.02.2015-12.02.2020.

Nga ky dënim, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer 6 vjet, 4 muaj e 3 ditë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi

The post I dënuar në Itali me mbi 7 vjet burg për disa veprimtari kriminale, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari me qëllim ekstradimin appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.