Kush sa deputetë ka? Rezultatet e fundit nga numërimi i votave

Me rreth 98 për qind të votave të numëruara, rezultatet preliminare tregojnë se Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet forca e parë politike në Kosovë me 50 deputetë në Kuvend, përcjell INA.
Sipas projeksioneve aktuale të mandateve, renditja është si vijon:
* Lëvizja VETËVENDOSJE! – 50 deputetë
* PDK – 23 deputetë
* LDK – 19 deputetë
* Srpska Lista – 9 deputetë
* AAK – 8 deputetë
Si dhe partia turke KDTP ka siguruar 2 mandate, ndërsa komunitetet tjera nga një mandat, përfshirë edhe Nenad Rashiqin nga partia serbe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.
Procesi zgjedhor ende nuk ka përfunduar plotësisht, pasi po vazhdon numërimi i votave të diasporës, të cilat mund të ndikojnë në shpërndarjen përfundimtare të mandateve.
Rezultatet zyrtare do të certifikohen nga institucionet përkatëse pas përmbylljes së të gjitha procedurave të numërimit.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.




