Detaje nga Policia për rastin në Fushë Kosovë, ku u raportua se prindi rrezikoi fëmijën

Policia jep detaje për rastin në Fushë Kosovë, ku u raportua se prindi rrezikoi fëmijën. Policia e Kosovës ka dhënë sqarime lidhur me rastin e sotshëm në Fushë Kosovë ku një grua me probleme të shëndetit mendor ka rrezikuar fëmijën e saj. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë […]

Detaje nga Policia për rastin në Fushë Kosovë, ku u raportua se prindi rrezikoi fëmijën

Policia jep detaje për rastin në Fushë Kosovë, ku u raportua se prindi rrezikoi fëmijën.

Policia e Kosovës ka dhënë sqarime lidhur me rastin e sotshëm në Fushë Kosovë ku një grua me probleme të shëndetit mendor ka rrezikuar fëmijën e saj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për Gazetën Express se policia ka dalë në vendngjarje rreth orës 17:30 për t’i trajtuar informacionet lidhur me rastin.

Sipas tij, nuk ka rezultuar te ketë pasur elemente të dhunës, mirëpo specialistët mjekësorë kanë rekomanduar që personi i rritur, për të cilën raportoi Gazeta Express, të marr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 17:30, policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të trajtuar informacionet e tilla. Nga trajtimi që policia u ka bërë informacioneve të tilla nuk ka rezultuar të ketë elemente të dhunës apo veprime të asaj natyre. Trajtimi i detajishëm bërë rrethanave të ngjarjes, ka nxjerrë rekomandimet e specialistëve mjekësor për trajtimin e nevojshëm mjekësor për personin e rritur”, ka thënë Borovci për Express.

“Aktualisht policia me akterët relevant po vijon me veprimet e nevojshme”, ka shtuar ai.