Dhoma Kombëtare e Avokatisë vendos ndërprerjen e bojkotit në GJKKO, avokatët rikthehen në seanca nga e hëna

Dhoma Kombëtare e Avokatisë vendos ndërprerjen e bojkotit në GJKKO, avokatët rikthehen në seanca nga e hëna

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur ndërprerjen e bojkotit në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për rrjedhojë, avokatët do t’u rikthehen normalisht seancave gjyqësore duke nisur nga dita e hënë.

Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia, ka bërë të ditur se, pavarësisht ndërprerjes së bojkotit, kundërshtimet ndaj rregullores në fjalë do të vijojnë përmes rrugëve ligjore.

Haxhia paralajmëroi depozitimin e padive dhe kërkesave të tjera, duke argumentuar se rregullorja cenon të drejtat dhe interesat e avokatëve.

“Do të bëjmë padi dhe kërkesa të tjera për këtë rregullore që na cenon”, u shpreh Haxhia.

The post Dhoma Kombëtare e Avokatisë vendos ndërprerjen e bojkotit në GJKKO, avokatët rikthehen në seanca nga e hëna appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.