Djali i saj u bë simbol i protestës, u përball me 6 policë, nëna e tij tregon si e mori vesh lajmin, gazetarja Brikena Metaj: Ishte duke ecur në rrugë, policia e ofendoi dhe e goditi

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës studentore, ka treguar se lajmin e mori vesh nga një shoqja e djalit të saj, e cila e kishte telefonuar për ta informuar.
Në një intervistë për News24, ajo thotë se momentet e para ishin të vështira, pasi nuk kishte asnjë kontakt me të birin.
Brikena Metaj thotë se djali i saj ishte duke ecur në rrugë, ndërsa policia e goditi dhe ofendoi. Pas kësaj, ka ardhur edhe reagimi i të riut.
“Unë e kam marrë vesh rastësisht, nga një telefonatë që më është bërë nga një prej shoqeve të tij të gjimnazit.Ka qenë një lajm i tmerrshëm. Ishin momentet e para që nuk kishim asnjë kontakt. Nuk dinim cfarë kishte ndodhur. Filluam përpjektë për të marrë vesh se çfarë ka ndodhur. Ndërkohë ne e dinim në shpi se ai natën punë dhe natën. Nuk e di si u ndodh në protestë. Nuk ka rëndësi ishte në [protestë apo u ndodh aty. Policia duhet të neutralizojë individët që shkelin ligjin. Nëse një person shkel ligjin ta kapë atë person, ta çojë në komisariat në mënyrë njerëzore. Por asgjë nuk e justifikon uniformën që ta godasë individin dhe aq më tepër kur është një fëmijë. Kelvi nuk ka mbushur 24 vjec. Ai ishte duke ecur në trotuar. Polici i afrohet, e godet dhe e ofendon, reagimi i tij ka qenë instiktiv. Çdo i ri që dëgjon një ofendim për motrën dhe nënën dhe goditet dhe i thotë policit ‘pse më qëllon’ dhe ai përsërit qëllimin, reagon në mënyrë të dhunshme”, tregoi gazetarja.
Ajo thotë se djali i saj vazhdon të jetë në spital, ndërsa sot pritet t’i komunikohet edhe masa e sigurisë.
“Në fillim ishte e vështirë për ta takuar, sepse ai ishte në kushtet e arrësit. Ai është në spital, nuk është në gjendje të mirë. Klevi është një djali i qetë dhe është i drejtë dhe shumë i sinqertë. Nëse ka një prej vetive të tij, sepse është shumë i sinqertë. Ai thotë unë isha në rrugën time”, thotë Brikena Metaj, e cila shpreson që sot djali i saj të dalë nga arresti.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



