Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni dorëzohet në pikëkalimin kufitar në Vërmicë

Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni dorëzohet në pikëkalimin kufitar në Vërmicë

Një zhvillim tronditi sot institucionet e sigurisë në Shqipëri.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me kërkesë të SPAK, caktoi masën “arrest në shtëpi” ndaj drejtores së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Ajo po ashtu u pezullua nga detyra.

E, pak çaste më parë, Hyseni u vetëdorëzua në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, raporton kanal10 përmes burimeve.

Masa vjen në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, ndërsa kontrolle janë zhvilluar edhe në banesa të personave të tjerë të përfshirë në hetim, mes tyre ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Vlora Hyseni, në të kaluarën, kishte qenë pjesë e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, në pozitën e zëvendësdrejtoreshës së institucionit.

Ajo ishte shkarkuar më 30 qershor të vitit 2021, në atë kohë nga ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.