“Duhet qeveri kujdestare, pa Ramën kryeministër”, ja kush e thotë? (VIDEO)

“Duhet qeveri kujdestare, pa Ramën kryeministër”, ja kush e thotë? (VIDEO)

Politologu Ermal Hasimja deklaroi se duhet një qeveri kujdestare, pa Edi Ramën kryeministër, që të kujdeset për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Kemi kërkuar qeveri kujdestare, që të kujdeset për zgjedhje të lira e të ndershme. Natyrisht, jo me Ramën kryeministër. Kemi kërkuar edhe ndryshimin e ligjit elektoral sepse kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ky ligj është bërë me vullnetin e të dyja palëve, por nuk ka lidhje me sensing e përfaqësimit në Shqipëri”, tha Hasimja në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

Hasimja shtoi se ligji aktual është “shmangie e vullnetit përfaqësues të shqiptarëve”.

“Këto janë dy gjërat kryesore: dorëheqja e qeverisë dhe ndryshimi i ligjit elektoral”, theksoi Hasimja. (A2 Televizion)

 


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.