Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

Operacioni i kërkim-shpëtimit për personin e raportuar të zhdukur pas shpërthimit tragjik në pallatin në Elbasan është ndërprerë për arsye sigurie. Ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes kanë vendosur pezullimin e kërkimeve për shkak të rrezikut të lartë që paraqet struktura e dëmtuar e ndërtesës.
Sipas ekspertëve, gjendja e pallatit është jashtëzakonisht e paqëndrueshme dhe çdo ndërhyrje e mëtejshme brenda ambienteve të shembura rrezikon seriozisht jetën e ekipeve të kërkimit.
Fatkeqësisht, nga kjo ngjarje ka humbur jetën një e moshuar teksa 10 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Tre kate të shkrumbuara, çfarë la pas shpërthimi në pallatin në Elbasan (VIDEO)The post Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



