Erion Veliaj zhvendoset nga sektori A në sektorin spitalor të burgut të Fierit

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori A në sektorin spitalor të burgut të Fierit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është zhvendosur nga sektori A i paraburgimit në sektorin ambulator të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier.

Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Sipas informacioneve, zhvendosja është kryer brenda të njëjtit institucion penitenciar.

Gjatë periudhës kur mbahej në paraburgimin e Durrësit, Veliaj kishte pësuar dëmtime në këmbë duke luajtur futboll.

The post Erion Veliaj zhvendoset nga sektori A në sektorin spitalor të burgut të Fierit appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.