“T’i jep 100 euro fatura t’vjen trefishi i saj?”, Krasniqi kritika qeverisë

“T’i jep 100 euro fatura t’vjen trefishi i saj?”, Krasniqi kritika qeverisë

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Dardan Krasniqi në emisionin “Gazeta” ka kritikuar politikat sociale dhe ekonomike të qeverisë, duke thënë se ndihmat e përkohshme nuk sjellin përmirësim të qëndrueshëm në jetën e qytetarëve.

Në një paraqitje në Kanal10, Krasniqi deklaroi se qytetarët nuk me i ndihmu qeveria me mjete financiare vetëm në pragë të zgjedhjeve, raporton Gazeta10.

“Ne jetojmë si vendi më i varfër, çka e ndihmon jetën e qytetarëve nëse unë ty t’i jap 100 euro e ti merr 200 euro? kjo nuk e ndihmon jetën e tyre, a duhet me prit qytetarët se sa herë ka zgjedhje vetëm atëherë do të ketë një ndihmë të vogël nga qeveria, nëse e krahasojmë inflacionin e tanishëm, vlera e 100 eurove të vitit 2021 nuk është as 74 euro, kjo qeverisje ka rënduar edhe barrën e prindërve me librat shkollorë”, tha ai.

Sipas Krasniqit, rritja e kostos së jetesës dhe ndikimi i inflacionit kanë ulur fuqinë blerëse të qytetarëve, ndërsa masat e deritanishme të qeverisë nuk kanë adresuar në mënyrë të mjaftueshme sfidat ekonomike me të cilat përballen familjet kosovare./Gazeta10


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.