“Fëmija i tretë, eksperiencë me paketë ‘VIP’”, Gëzimja publikon imazhet me të bukura me djalin e vogël
Reja e këngëtares së njohur Remzije Osmani, Gezimja, ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të veçanta me foshnjën e saj të vogël. E veshur me një kostum elegant ngjyrë limoni, ajo shfaqet e lumtur duke mbajtur në krahë djalin e saj të tretë, raporton ORAinfo. “Fëmija i tretë, eksperiencë me paketë ‘VIP’”, ka shkruar ajo […]

Reja e këngëtares së njohur Remzije Osmani, Gezimja, ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të veçanta me foshnjën e saj të vogël.
E veshur me një kostum elegant ngjyrë limoni, ajo shfaqet e lumtur duke mbajtur në krahë djalin e saj të tretë, raporton ORAinfo.
“Fëmija i tretë, eksperiencë me paketë ‘VIP’”, ka shkruar ajo me humor në mbishkrimin e postimit, duke e shoqëruar me një zemër blu dhe një emotikon gazmor.
Fotografitë kanë marrë me mijëra pëlqime dhe dhjetëra komente urimi nga miqtë, familjarët dhe ndjekësit, të cilët i kanë dëshiruar shëndet dhe lumturi vogëlushit dhe familjes së saj. /ORAinfo/