Festa e Kurban Bajrami, Kurti viziton BIK-un: Nga sakrifica buron sinqeriteti
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë me disa ministra të kabinetit qeveritar e kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e Kurban Bajramit. Kurti në urimin e tij tha se kjo festë na e përkujton rëndësinë për sakrificë. “Sepse pikërisht nga gatishmëria për sakrificë buron sinqeriteti, marrëdhënia e mirë ndërnjerëzore dhe mirësia e solidariteti”, […]
![Festa e Kurban Bajrami, Kurti viziton BIK-un: Nga sakrifica buron sinqeriteti](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/654633-festa-e-kurban-bajrami-kurti-viziton-bik-un-nga-sakrifica-buron-sinqeriteti.jpg)
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë me disa ministra të kabinetit qeveritar e kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e Kurban Bajramit.
Kurti në urimin e tij tha se kjo festë na e përkujton rëndësinë për sakrificë.
“Sepse pikërisht nga gatishmëria për sakrificë buron sinqeriteti, marrëdhënia e mirë ndërnjerëzore dhe mirësia e solidariteti”, tha Kurti.
“Kurban Bajrami, është festë në të cilën të mirat materiale i ndajmë me të afërmit, miqtë, fqinjët, por gjithashtu edhe me ata të cilët janë të varfër e nevojtarë”, theksoi ai.