Fitorja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, reagon Berisha: Arritje historike

Fitorja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, reagon Berisha: Arritje historike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me zgjedhjet në Serbi. Berisha i ka cilësuar rezultatet e zgjedhjeve si një arritje historike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ai shton se pas bashkimit në një koalicion të vetëm, fituan dy mandate dhe i treti është i mundshëm.

“Arritje historike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës! Miq, Një urim të përzemërt në emër të Partisë Demokratike shqiptarëve në Luginën e Preshevës për rezultatin historik në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Republikën e Serbisë. Ata pas bashkimit në një koalicion të vetëm fituan dy mandate dhe i treti i mundshëm. Urime”, shkruan Berisha.

Vuçiç humbi zgjedhjet, reagon BE: Gati për reformat

The post Fitorja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, reagon Berisha: Arritje historike appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.