Franca njeh edhe zyrtarisht shtetin e Palestinës
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, njoftoi të hënën se Parisi ka vendosur të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës. Ky vendim e rreshton Francën përkrah vendeve si Britania, Kanadaja, Australia dhe Portugalia, të cilat kanë ndërmarrë së fundmi të njëjtin hap. Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Macron e […] The post Franca njeh edhe zyrtarisht shtetin e Palestinës appeared first on Albinfo.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, njoftoi të hënën se Parisi ka vendosur të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës. Ky vendim e rreshton Francën përkrah vendeve si Britania, Kanadaja, Australia dhe Portugalia, të cilat kanë ndërmarrë së fundmi të njëjtin hap.
Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Macron e përshkroi njohjen si një vendim të domosdoshëm për të avancuar drejt një paqeje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme. Ai theksoi se zgjidhja me dy shtete është e vetmja alternativë realiste për t’i dhënë fund konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës.
“Franca beson se ky është momenti për të vepruar. Njohja e Palestinës është një hap i drejtë, i ligjshëm dhe i nevojshëm,” u shpreh Macron, duke shtuar se detaje të tjera do të publikohen së shpejti.
Ky vendim vjen në një periudhë kur presioni ndërkombëtar për njohjen e shtetit palestinez po rritet, ndërkohë që dhuna në Rripin e Gazës dhe tensionet mes dy palëve janë intensifikuar.
The post Franca njeh edhe zyrtarisht shtetin e Palestinës appeared first on Albinfo.