Gabimet drejtshkrimore në pllakën përkujtimore për masakrën në Dyz të Podujevës, ngjallin pakënaqësi tek qytetarët

Gabimet drejtshkrimore në pllakën përkujtimore për masakrën në Dyz të Podujevës, ngjallin pakënaqësi tek qytetarët

Vendosja e një pllake përkujtimore në fshatin Dyz të Podujevës, në nder të viktimave të luftës, ka nxitur reagime të shumta nga qytetarët, për shkak të gabimeve drejtshkrimore dhe formulimeve të papërshtatshme në tekst, shkruan Gazeta 10.

Banorët e zonës e kanë cilësuar këtë si një lëshim të papranueshëm, duke theksuar se përkujtimi i të rënëve kërkon kujdes maksimal dhe trajtim me dinjitet të plotë. Sipas tyre, gabime të tilla dëmtojnë seriozitetin e një akti që ka rëndësi të veçantë historike dhe emocionale.

Qytetarët e kanë adresuar si ankesë tek emisioni i mëngjesit në Kanal 10, tek “Adresa e ankesave”, në mënyrë që edhe institucionet përgjegjëse të marrin përgjegjësi dhe të rregullojnë gabimet në këtë pllakë përkujtimore.

Një ndër gabimet e evidentuara në pllakë është shprehja “u prefshin në paqe”, e cila ka ngjallur kritika të shumta nga publiku. Qytetarët kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për korrigjimin e gabimeve dhe rregullimin e përmbajtjes së pllakës.

Ata apelojnë që raste të tilla të shmangen në të ardhmen, duke siguruar që përkujtimet për viktimat e luftës të realizohen me respektin dhe përkushtimin që meritojnë./Gazeta 10

Video e plotë: https://youtu.be/KfQJb9CpdJQ

Burimi i lajmit:orainfo.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.