Arda Saatçi sfidon kufijtë me ultramaratonën prej 600 km

Sportisti Arda Saatçi po vazhdon sfidën ekstreme “Cyborg Season Ultra 600”, duke hyrë tashmë në ditën e tretë të ultramaratonës së tij prej 600 kilometrash.
Deri më tani, ai ka përshkuar më shumë se 385 kilometra në rrugëtimin nga Death Valley deri te Santa Monica Pier, një sfidë që kërkon përfundimin e mbi 14 maratonave brenda 96 orëve.
Me këtë aventurë, Arda Saatçi ka marrë vëmendjen e mediave dhe sportdashësve në mbarë botën, ndërsa miliona ndjekës po e ndjekin nga afër në rrjetet sociale.
Një karrierë e mbushur me sfida ekstreme
Kjo nuk është hera e parë që ai sfidon kufijtë njerëzorë. Në vitin 2024, ai vrapoi rreth 3 mijë kilometra nga Berlini deri në New York City, ndërsa në vitin 2025 realizoi një tjetër ultramaratonë prej 3 mijë kilometrash nëpër Japoni, ku përballoi deri në dy maratona në ditë.
I lindur më 6 shtator 1997 në Berlin, Arda Saatçi fillimisht synonte një karrierë në futboll, por pas një lëndimi në moshën 18-vjeçare iu përkushtua sporteve ekstreme dhe fitnesit.
Sot ai njihet si një nga ultramaratonistët më të komentuar në rrjetet sociale, duke frymëzuar miliona njerëz me moton “You vs You” dhe filozofinë “Every day is day one”.
Video: Shiko videon
Personat e përmendur
- Arda Saatçi - Arda Saatçi
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



