Akil Gjakova ndalet në gjysmëfinale, mbetet në garë për të bronztën në Zagreb

  • Ndaje
Akil Gjakova ndalet në gjysmëfinale, mbetet në garë për të bronztën në Zagreb

Akil Gjakova është ndalur në gjysmëfinale të Grand Prix të Zagrebit, pasi është mposhtur nga xhudisti gjeorgjian Giorgi Loladze, përcjell albinfo.ch.

Loladze e fitoi përballjen me ippon, ndërsa Gjakova mbetet në garë për medaljen e bronztë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Deri në gjysmëfinale, përfaqësuesi i Kosovës regjistroi katër fitore. Ai mposhti rumunin Lucian Bors Dumitrescu, ukrainasin Serhii Nebotov dhe Karim Abdulaevin nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në çerekfinale, Gjakova triumfoi ndaj francezit Nathan Cadignan, duke siguruar vendin mes katër më të mirëve të kategorisë së tij./Albinfo.ch

 

The post Akil Gjakova ndalet në gjysmëfinale, mbetet në garë për të bronztën në Zagreb appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.


0 lexime 0 sot