Gjendet i pajetë një 53-vjeçar, në trupin e tij konstatohen plagë të shkaktuara me armë zjarri

Një 53-vjeçar nga Bulqiza është gjetur i pajetë ditën e djeshme në malin e Bulqizës.
Pas ekspertizës mjeko-ligjore të kryer në Tiranë, dyshohet se në trupin e viktimës është konstatuar një plagë e shkaktuar nga armë zjarri, me një predhë plumbi në gjoksit.
Fillimisht ishte raportuar se 53-vjeçari mund të ishte sulmuar nga kafshë të egra, por konstatimi i shenjave të një plage me arme zjarri ka orientuar hetimet edhe drejt kësaj piste.
Prokuroria dhe grupi hetimor po vijojnë punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



