QSUT për gjendjen e të lënduarve nga protesta: 5 persona janë paraqitur në spital, mes tyre 2 të mitur

QSUT për gjendjen e të lënduarve nga protesta: 5 persona janë paraqitur në spital, mes tyre 2 të mitur

Qendra Spitalore Universitare Tiranë ka publikuar një njoftim të ri lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së sotme.

Sipas njoftimit, deri në orën 17:00, në spital janë paraqitur një efektiv policie, dy të mitur të moshës 16 dhe 17 vjeç, një protestues dhe një kalimtar.

Njoftimi i plotë:

Përditësim mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve ora 17:00

Në SUT janë paraqitur:

– Një efektiv policie, mori trajtim dhe u largua

– Dy të mitur (16 dhe 17 vjeç)/ Njëri mori trajtim dhe u largua, tjetri po ekzaminohet.

– ⁠Një protestues/ gjendja shëndetësore e mirë.

– ⁠Një kalimtar/ gjendja shëndetësore e mirë

The post QSUT për gjendjen e të lënduarve nga protesta: 5 persona janë paraqitur në spital, mes tyre 2 të mitur appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.