Gjeti në rrugë një shumë të madhe parash, qytetari nga Shtimja dorëzon paratë dhe portofolin në Polici
Një qytetar nga qyteti i Shtimes me inicialet S.B, ka gjetur një portofol me dokumente dhe një shumë të konsiderueshme parash në fshatin Belincë dhe e ka dorëzuar në stacionin policor në Shtime, transmeton Gazeta 10. Policia e ka verifikuar rastin dhe ka rezultuar se portofoli ka qenë i një qytetari nga Ferizaj, ku më

Një qytetar nga qyteti i Shtimes me inicialet S.B, ka gjetur një portofol me dokumente dhe një shumë të konsiderueshme parash në fshatin Belincë dhe e ka dorëzuar në stacionin policor në Shtime, transmeton Gazeta 10.
Policia e ka verifikuar rastin dhe ka rezultuar se portofoli ka qenë i një qytetari nga Ferizaj, ku më pas policia e ka njoftuar pronarin dhe ky i fundit ka marrë dokumentet dhe portofolin. Policia thotë se dokumentet dhe shuma prej 2468.40 euro, 102 dollarë, 30 franga dhe 10 paund iu kthyen atij me procesverbal, shkruan Gazeta 10.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka shprehur mirënjohje për qytetarin S.B dhe e ka vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare./Gazeta 10
Njoftimi i plotë: