Të gjithë sytë nga Edi Rama për situatën e krijuar, mesazhi në telefonin e gazetarit tregon kur do REAGOJË kryeministri

Të gjithë sytë nga Edi Rama për situatën e krijuar, mesazhi në telefonin e gazetarit tregon kur do REAGOJË kryeministri

E gjithë vëmendja është përqendruar te kryeministri Edi Rama, në pritje të një reagimi për situatën e krijuar pas protestave të dhunshme në Tiranë. Pas dy ditësh me tensione, përplasje dhe dëmtime të pronës publike e private, ende pritet një qëndrim i kreut të qeverisë.

Gjatë emisionit “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu tha se kishte marrë një informacion sipas të cilit Rama mund të reagojë ditën e nesërme. Megjithatë, ai sqaroi se nuk ishte i sigurt për vërtetësinë e këtij informacioni.

“Kam një informacion që Rama reagon nesër, por nuk e di sa e vërtetë është”, u shpreh Fevziu gjatë diskutimit në studio duke lexuar mesazhin e mbërritur në telefonin e tij.

Protesta e studentëve, e nisur një ditë më parë, është përshkallëzuar me akte dhune, dëmtime të bizneseve dhe vandalizim të institucioneve shtetërore në kryeqytet. Në këto kushte, një reagim i mundshëm i kryeministrit pritet me interes./Newsbomb.al


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.