GJKKO rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës për parashkrimin e dënimit me 2 vite burg

  • Ndaje
GJKKO rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës për parashkrimin e dënimit me 2 vite burg

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për parashkrimin e dënimit me dy vite burg, të dhënë ndaj tij për veprat penale që lidhen me fshehjen dhe mosdeklarimin e pasurisë.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Etleva Deda, ndërsa SPAK, i përfaqësuar nga prokurorja Enkeleda Millonai, u shpreh kundër kërkesës së ish-kryeprokurorit. Llalla u përfaqësua në seancë nga avokati Sokol Hazizaj.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm është dënuar me dy vite burg për fshehje dhe mosdeklarim pasurie, por vendimi nuk është ekzekutuar, pasi ai u largua nga Shqipëria.

Përmes kërkesës së depozituar në Gjykatën e Posaçme, Llalla kërkoi pushimin e çështjes, duke pretenduar se dënimi ndaj tij ishte parashkruar.

The post GJKKO rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës për parashkrimin e dënimit me 2 vite burg appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.


0 lexime 0 sot