Pse gjumi i dobët bën që kujtimet e këqija të jenë më të vështira për t’u harruar?

Pse gjumi i dobët bën që kujtimet e këqija të jenë më të vështira për t’u harruar?

Gjumi i dobët rrit ndikimin e kujtimeve negative në trurin tuaj

Një situatë e sikletshme gjatë një feste, një koment i ashpër nga një koleg, apo një thashethem i padëshiruar mund të lënë gjurmë të thella në kujtesën tonë. Por pse disa njerëz kanë aftësinë të lënë pas këto kujtime të pakëndshme, ndërsa të tjerët mbeten të mbytur në to? Studimet e fundit tregojnë se cilësia e gjumit luajti rol kyç në këtë proces.

Sipas ekspertëve, mungesa e gjumit pengon aftësinë e trurit për të “hequr” kujtimet e padëshiruara. Duke analizuar skanimet e trurit, studiuesit kanë zbuluar se pa gjumë të mjaftueshëm, truri ka vështirësi të aktivizojë rajonet që normalisht ndihmojnë në bllokimin e mendimeve negative. Në veçanti, mungesa e gjumit me lëvizje të shpejtë të syve (REM) — faza e ciklit të gjumit me ëndrra intensive — dobëson këtë sistem mbrojtës mendor (Harrington, M. O., et. al., 2024).

Rezultati është se kujtimet e këqija kalojnë më lehtë në vetëdijen tonë dhe qëndrojnë më gjatë. Me kalimin e kohës, kjo mund të ushqejë shqetësimin, të forcojë mënyrat negative të të menduarit dhe ta bëjë më të vështirë rregullimin e emocioneve. Një nga mekanizmat që truri përdor për të përballuar kujtimet e dhimbshme është shtypja direkte, duke e “shtyrë” mendimin jashtë vetëdijes. Kur ky proces funksionon, gjurmët e kujtimit dobësohen, duke e bërë më të pamundur që të shfaqen përsëri në të ardhmen.

Por ky proces varet shumë nga gjumi. Njerëzit që flenë mirë janë shumë më të aftë në procesin e “mbylljes së derës” ndaj mendimeve invazuese, ndërsa ata që kanë patur mungesë gjumi kanë vështirësi, duke lënë kujtimin të jetë i lirë për të ndërhyrë përsëri më vonë.

Kjo lidhje midis gjumit dhe kujtesës nuk ka të bëjë vetëm me situata të thjeshta të sikletshme. Problemet me gjumin dhe kujtimet ndërhyrëse janë tipare kryesore të shumë gjëndjeve të shëndetit mendor, duke përfshirë depresionin, ankthin dhe çrregullimin e stresit post-traumatik (Xue. Y., et. al., 2025).

Me pak fjalë

Një natë e mirë gjumi nuk ndihmon vetëm për tu ndjerë të freskët, por gjithashtu ndihmon trurin të mbajë në kontroll kujtimet invazuese. Pa gjumë të mjaftueshëm, truri ka vështirësi të bllokojë mendimet negative, duke lejuar që kujtimet e këqija të mbeten të freskëta dhe të ndërhyjnë në jetën tonë.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: opinion.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.