“Mos na godisni, jemi fëmijët tuaj!”, përloten dhe sprapsen policët para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)

“Mos na godisni, jemi fëmijët tuaj!”, përloten dhe sprapsen policët para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)

Në mes të tensioneve dhe përplasjeve të njëpasnjëshme para Ministrisë së Arsimit, protestuesit janë vendosur ballë për ballë me kordonin e Policisë, duke u kërkuar efektivëve të tërhiqen dhe të mos ushtrojnë dhunë ndaj tyre.

Në një moment të fortë emocional, protestuesit u janë drejtuar efektivëve me thirrjen për të mos i goditur, duke u kujtuar se janë në moshën e fëmijëve të tyre.

Sipas raportimeve nga terreni, disa prej punonjësve të Policisë janë parë të përloten gjatë këtyre momenteve, teksa përballë tyre qëndronin të rinj që kërkonin të mos dhunoheshin.

Pas këtyre momenteve prekëse, efektivët e Policisë kanë nisur të tërhiqen, ndërsa edhe autobotët me ujë me presion kanë lëvizur prapa, duke sjellë një ulje të përkohshme të tensionit në zonën pranë Ministrisë së Arsimit. (A2 Televizion)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.