Grabitja, reagon Raiffeisen Bank: Nuk ka të lënduar! Siguria, prioriteti ynë

Raiffeisen Bank Shqipëri ka reaguar pas grabitjes së ndodhur në një nga degët e saj, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Në reagim, banka bën të ditur se autoritetet kompetente janë njoftuar menjëherë pas ngjarjes, ndërsa thekson se nuk ka pasur persona të lënduar mes punonjësve apo klientëve.
“Për grabitjen janë njoftuar menjëherë autoritetet kompetente. Theksojme qe nuk ka pasur persona të lënduar mes punonjësve apo klientëve tanë. Siguria dhe mirëqenia e punonjësve dhe klientëve tanë mbeten prioriteti ynë kryesor. Banka po bashkëpunon plotësisht me autoritetet përkatëse për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Duke qenë se procesi hetimor është në vijim, në këtë fazë nuk mund të ndajmë informacion të mëtejshëm, në respekt të punës së autoriteteve kompetente.”, thuhet në reagimin e bankës.
The post Grabitja, reagon Raiffeisen Bank: Nuk ka të lënduar! Siguria, prioriteti ynë appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



