Gruaja shkon me hemorragji në spital, mjekët i nxjerrin “përbindëshin” 10 kg nga barku

Mjekët nuk i kanë besuar syve kur panë një tumor gjigant në barkun e një 64-vjeçareje pasi kjo e fundit shkoi me urgjencë në spital me dhimbje dhe hemorragji në stomak. Fillimisht, mjekët në Spitalin Qendror të Izmirit kërkuan një ekografi barku për 64-vjeçaren, përmes së cilës kanë konstatuar një masë me dimensione 38 cm […]

Gruaja shkon me hemorragji në spital, mjekët i nxjerrin “përbindëshin” 10 kg nga barku

Mjekët nuk i kanë besuar syve kur panë një tumor gjigant në barkun e një 64-vjeçareje pasi kjo e fundit shkoi me urgjencë në spital me dhimbje dhe hemorragji në stomak. Fillimisht, mjekët në Spitalin Qendror të Izmirit kërkuan një ekografi barku për 64-vjeçaren, përmes së cilës kanë konstatuar një masë me dimensione 38 cm x 26 cm në zonën e fundit të barkut. 

Marketing

Sipas mediave turke, mjekët vendosen menjëherë që të kryenin një ndërhyrje kirurgjikale ndaj zonjës për të ndaluar gjakderdhjen, por edhe për të verifikuar më tej masën e madhe në bark.

Pasi e hapën, mjekët konstatuan një tumor me peshë 10 kilogram. Mediat lokale raportojnë se stafi mjekësor është shprehur se nuk kishte hapur ndonjëherë një rast të ngjashëm dhe se tumori ishte tepër i madh.

 64-vjeçarja gëzon tani shëndet të plotë, ndërkohë që rasti po studiohet nga mjekët.