Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre akte të qeverisë për protestat

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë të ditur se kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shfuqizimin e dy akteve normative dhe një vendimi të Këshillit të Ministrave.
Sipas Bardhit këto kufizojnë të drejtën e qytetarëve për të protestuar. Në nje deklaratë për mediat, Bardhi kërkoi gjithashtu pezullimin e zbatimit të tyre deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes.
“Kemi depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shfuqizimin e Aktit Normativ nr. 5/2026, Aktit Normativ nr. 6/2026 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 815/2026, datë 28 tetor 2026, si dhe për pezullimin e zbatimit të tyre deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes.
Ajo që kemi sot përpara nuk është një ndërhyrje e izoluar ligjore. Janë tri akte që, të marra së bashku, krijojnë një mekanizëm të papranueshëm, antikushtetues dhe arbitrar, për kufizimin e protestës, ndëshkimin e organizatorëve dhe kontrollin e qytetarëve që përfshihen në tubime. Dhe për këtë arsye, Grupi Parlamentar i Partia Demokratike ka vendosur të kryejë dy akte:
1.Kërkesë Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e të tre akteve të miratuara nga Qeveria për protestat.
2.Thirrjen në një seancë llogaridhënie në Komisionin për të Drejtat e Njeriut të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për abuzimin e rëndë me detyrën, duke ndaluar e gjobitur qytetarë që protestojnë paqësisht, si dhe për dhunën e paprecedentë që Policia e Shtetit ka ushtruar në 3 javë ndaj qytetarëve që protestojnë.
Ne shpresojmë që Gjykata Kushtetuese jo vetëm do të mbrojë Kushtetutën, por këtë mbrotje do ta jap në një kohë të shkurtër dhe me urgjencën që dikton ky rast”, tha kreu i Grupit Parlamentar të PD.
Bardhi i cilësoi tre aktet e qeverisë si antikushtetuese dhe në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Sipas tij, policia nuk mund të marrë kompetencat e prokurorisë dhe gjykatave.
3 Aktet e miratuara nga Qeveria janë haptazi në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Qeveria po përdor rendin publik si alibi për të kufizuar të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të protestuar. Policia nuk mund të jetë njëkohësisht polici, prokurori dhe gjykatë. Ajo nuk mund të marrë kompetenca që Kushtetuta ia rezervon pushtetit gjyqësor.
Kritika ndaj qeverisë dhe thirrja për protestë nuk mund të trajtohen si nxitje e dhunës. Liria e shprehjes nuk mund të vihet nën kontrollin e Policisë. Përgjegjësia në një shtet të së drejtës është individuale. Nuk mund të ndëshkohen organizatorët për veprime që nuk i kanë kryer, urdhëruar apo nxitur”, theksoi ai.
Krahas ankimit në Gjykatën Kushtetuese, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar thirrjen në Komisionin për të Drejtat e Njeriut të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj.
“Kemi kërkuar thirrjen në Komisionin për të Drejtat e Njeriut të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hitaj, për të dhënë llogari për dhunën policore dhe ndëshkimin e protestuesve paqësorë.
Asnjë pushtet nuk qëndron mbi Kushtetutën. Protesta paqësore është një e drejtë themelore, e cila duhet garantuar dhe mbrojtur, jo ndëshkuar. Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë. Po cenohen shtyllat themelore të demokracisë”, tha Gazment Bardhi.
Fjala e plotë e Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi:
konference per shtyp 6.11.2026DownloadThe post Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre akte të qeverisë për protestat appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



