Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tivat

Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tivat

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.

Samiti, i cili mbledh udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, ka si objektiv diskutimin e perspektivës evropiane të rajonit, Planin e Rritjes, si dhe çështjet e sigurisë dhe stabilitetit.

Gjatë këtij takimi, u.d. Presidentja Albulena Haxhiu do të përfaqësojë Republikën e Kosovës dhe do të riafirmojë përkushtimin e vendit për integrimin evropian, trajtimin e drejtë dhe të barabartë në procesin e zgjerimit, si dhe bashkëpunimin rajonal në funksion të paqes dhe stabilitetit, njofton Presidenca.

Me pak fjalë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat do të diskutojë perspektivën evropiane të rajonit dhe çështjet e sigurisë. Albulena Haxhiu do të përfaqësojë Kosovën dhe do të theksojë përkushtimin për integrim evropian.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.