Hetimet për Balluku/ Igli Tare paraqitet në SPAK! Fshehu vilën e ish-zv.kryeministres në emër të tij

Hetimet për Balluku/ Igli Tare paraqitet në SPAK! Fshehu vilën e ish-zv.kryeministres në emër të tij

Këtë të hënë, Igli Tare, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen “Balluku”. Tare ndodhet nën hetim për veprën penale të pastrimit të parave, pasi ai dyshohet se ka fshehur një vilë të ish-zv. kryeministres në emër të tij.

Ish-vartësja e Ramës, Belinda Balluku, dyshohet se ka fshehur në emër të tij një vilë në Dhërmi, e cila është vënë në sekuestro me urdhër të SPAK.

SPAK dyshon se Balluku e ka përfituar vilën si ryshfet për 2 tenderë me vlerë mbi 1 mln euro në kohën kur drejtonte “Albcontrol”.

SPAK thotë se tenderat për rikonstruksionin e godinës së Albcontrol iu dhanë në shkelje kompanisë së ndërtimit “Eurocol” dhe në këmbim Balluku mori një vilë në bregdetin e Jonit.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.