Homazhe për Bashkim Zenelin, Paskal Milo: Mbetet një nga figurat më të shquara të diplomacisë shqiptare

Homazhe për Bashkim Zenelin, Paskal Milo: Mbetet një nga figurat më të shquara të diplomacisë shqiptare

Në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë po zhvillohen homazhet në nderim të diplomatit Bashkim Zeneli, ku të pranishëm janë familjarë, miq dhe personalitete të jetës publike.

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka vlerësuar kontributin e diplomatit Zeneli në diplomacinë shqiptare, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të shquara të këtij profesioni.

Gjatë homazheve, Milo ndau edhe kujtimin e takimit të fundit me Zenelin, i cili po përgatitej të botonte librin e tij më të ri.

“Ai po bëhej gati të botonte librin e tij më të fundit për dy kancelarët e Gjermanisë, Adenauer dhe Kohl. Më kërkoi që t’i bëja një paradhënie. E kishim lënë që të shiheshim shpejt. E kam njohur në mënyrë të veçantë. Ka qenë dhe mbetet një nga figurat më të shquara të diplomacisë shqiptare. Ai e dashuronte rolin e diplomatit. E dëshmoi këtë gjatë kohës së konfliktit të Kosovës. Ishte një njeri që kishte akoma vlera për të dhënë, për të përcjellë. Për fat të keq, disa gjëra nuk i kemi në dorë. Urojmë që kujtimi i tij të mbetet i paharruar.”, tha Milo.

The post Homazhe për Bashkim Zenelin, Paskal Milo: Mbetet një nga figurat më të shquara të diplomacisë shqiptare appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.