Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën në Durrës, ndërron jetë pasagjeri, drejtuesi largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure, rreth orës 04:30, në Durrës, në lagjen nr. 13.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi G. Gj., 39 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, mjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. L., 48 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për kapjen e drejtuesit të mjetit.
The post Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën në Durrës, ndërron jetë pasagjeri, drejtuesi largohet nga vendngjarja appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



