I moshuari bie nga ura e Bushtricës dhe humb jetën në Prrenjas të Shqipërisë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Bushtricës, ku një i moshuar rreth moshës 60 vjeç, ka humbur jetën në rrethana tragjike. Paraprakisht, dyshohet se viktima ka rënë nga Ura hekurudhore e Bushtricës mbi trasenë e rrugës automobilistike dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Mësohet se, në vendngjarje kanë mbërritur


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Bushtricës, ku një i moshuar rreth moshës 60 vjeç, ka humbur jetën në rrethana tragjike.
Paraprakisht, dyshohet se viktima ka rënë nga Ura hekurudhore e Bushtricës mbi trasenë e rrugës automobilistike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Mësohet se, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e viktimës.
Trupi i pajetë i të moshuarit, është dërguar për ekspertizë. Ndërkohë, uiformat blu vijojnë hetimet, ndërsa pritet një njoftim zyrtar mbi ngjarjen.


