I nxehti ekstrem ”nikoqir” i zjarreve – brenda 6 muajsh vendi regjistroi mbi 1000 zjarre

Vendi ka regjistruar rritje të konsiderueshme të numrit të zjarreve në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Muaji shkurt, pavarësisht se është muaj dimri, qëndron në krye The post I nxehti ekstrem ”nikoqir” i zjarreve – brenda 6 muajsh vendi regjistroi mbi 1000 zjarre appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

I nxehti ekstrem ”nikoqir” i zjarreve – brenda 6 muajsh vendi regjistroi mbi 1000 zjarre

Vendi ka regjistruar rritje të konsiderueshme të numrit të zjarreve në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Muaji shkurt, pavarësisht se është muaj dimri, qëndron në krye të listës me numrin më të madh të zjarreve edhe atë me 538 të tillë, 49 prej të cilëve janë regjistruar në sipërfaqe me pyje. Që nga fillimi i vitit e deri tani, Qendra për Menaxhim me Kriza ka regjistruar 1175 vatra zjarri, numër tek i cili nuk përfshihen vetëm zjarret në pyje, por edhe në sipërfaqe të tjera të gjelbëra, apo në vende të tjera të hapura, siç janë deponite. Ilija Bojarovski nga Qendra për Menaxhim me kriza, thotë se në më shumë se 90% të rasteve shkaktar i këtyre zjarreve është faktori njeri.

“Sigurisht që para së gjithash, njeriu është shkaktar i zjarreve. 06:59 Zjarre aktive për momentin nuk kemi shumë. Zakonisht mbeten ato të cilët ne përdorim termin “ largohen”. Sot për shembull kemi rast të tillë në zonën e Strumicës, ku kishte një zjarr aktiv, u aktivizua Brigada e Strumicës, por në darkë zjarri vazhdoi në terren ku nuk mund të kishin qasje. Pyjet që u dogjën nuk ishin cilësore, mund të themi kishte më shumë shkurre, kështu që e lanë të kaloja nata, për ta shuar plotësisht sot” – tha Ilija Bojarovski- Qendra për Menaxhim me kriza.

Ende nuk kanë hyrë në fuqi masat për kufizim të lëvizjes së qytetarëve nëpër pyje. Sipas Bojarovskit, kufizimet kanë edhte një anë negative, sepse ndalojnë lëvizjet edhe për admiruesit e natyrës, kur në shumicën e rasteve janë ata që alarmojnë të parët deri tek Qendra për Menaxhim me Kriza, duke sjell një reagim më të shpejtë për shuarjen e zjarrit. Për efikasitet më të madh, Brigadat e zjarrfikësve në vend duhet të bëjnë punësimë të reja, këtë e tha vetem pak kohë më parë komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të kryeqytetit Zvonko Tomevski.

“Njësia jonë numëron 180 zjarrfikës. Për fat të keq kemi një grup më të madh që gjatë përiudhës së ardhshme pensionohet. Shpresojmë se me qeverinë e rë do të marrim aprovimin për punësime të reja” – tha Zvonko Tomevski- komandat i Brigadës së Zjarrfikësve.

Vendi jonë ka pasuri të jashtëzakonshme të pyjeve me më shumë se 30% të territorit. Në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2022 theksohet se numri më i madh i rekomandimeve në fushën për mbrojtjen e pyjeve nuk janë zbatuar. /tvklan.mk/

The post I nxehti ekstrem ”nikoqir” i zjarreve – brenda 6 muajsh vendi regjistroi mbi 1000 zjarre appeared first on Flaka, në çdo lajm... .