Imri Ahmet pritje madhështore në Gadime: Më 12 tetor na pret fitorja
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka paralajmëruar hapjen e fushatës zgjedhore në nivel dege. Ai ka bërë të ditur se aktivitetet do të nisin nesër, ndërsa të dielën, në orën 19:00, do të mbahet tubimi qendror në fshatin Gadime, te fusha sportive. “Gati për nesër, por edhe për të dielën, në hapjen e fushatës në […]

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka paralajmëruar hapjen e fushatës zgjedhore në nivel dege.
Ai ka bërë të ditur se aktivitetet do të nisin nesër, ndërsa të dielën, në orën 19:00, do të mbahet tubimi qendror në fshatin Gadime, te fusha sportive.
“Gati për nesër, por edhe për të dielën, në hapjen e fushatës në nivel dege. Të dielën na pret Gadimja, në orën 19:00, te fusha sportive. Me 12 tetor na pret fitorja!”, ka shkruar Ahmeti.