Incident gjatë protestës, dy protestues tentojnë të thyejnë me shtyllë hekuri derën e Kryesisë së Kuvendit (VIDEO)

  • Ndaje
Incident gjatë protestës, dy protestues tentojnë të thyejnë me shtyllë hekuri derën e Kryesisë së Kuvendit (VIDEO)

Një incident është shënuar gjatë protestës përpara Kryeministrisë, ku dy protestues janë shkëputur nga grupi dhe kanë goditur me një shtyllë hekuri derën e godinës së Kryesisë së Kuvendit.

Pas njoftimit për ngjarjen, efektivët e policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke u zhvendosur drejt vendit të incidentit dhe me të mbërritur aty kanë vendosur një kordon policor te godina e Kryesisë së Kuvendit.

Ndërkohë, raportohet se drejt godinës janë hedhur edhe gurë. Në reagim, efektivët e policisë kanë ndërhyrë duke shoqëruar disa prej protestuesve.

The post Incident gjatë protestës, dy protestues tentojnë të thyejnë me shtyllë hekuri derën e Kryesisë së Kuvendit (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.


0 lexime 0 sot