Ish menaxheri i kundërpërgjigjet Ganisë: Ti din vetëm me ofendu t’kam majt në shtëpin tem vite si met pas vlla po…

Gani Gërmia mori vëmendje me një deklaratë që bëri në Instagramin e tij për ish menaxherin Naser Qeli. Ai tha se ai nuk është aspak burrë pasi sipas tij e ka prerë në besë, andaj i dha afat 24 orë kohë që të prish kontratën. “Shumë dashni kam me gëzu për familjen Gashi se janë […]

Ish menaxheri i kundërpërgjigjet Ganisë: Ti din vetëm me ofendu t’kam majt në shtëpin tem vite si met pas vlla po…

Gani Gërmia mori vëmendje me një deklaratë që bëri në Instagramin e tij për ish menaxherin Naser Qeli.

Ai tha se ai nuk është aspak burrë pasi sipas tij e ka prerë në besë, andaj i dha afat 24 orë kohë që të prish kontratën.

“Shumë dashni kam me gëzu për familjen Gashi se janë burra e ai nuk është burrë hiq, ai është një prej njerëzve më të ligë qe kam njoft, 24 orë kohë ka për me m’thirr edhe me e prish kontratën”, ka thënë ai, shkruan infokosova.

Mirëpo, shumë shpejt Naseri i reagoi me një koment poshtë videos së Ganisë:

“Oo Ylli i shqiptaris . Po qysh met pre n,bes ty me than qe je Artist per ndonje Film a po Serial a per me kendu ti din vetem me ofendu tkam majt ne shtepin tem vite si met pas vlla po un nuk kam hater mbetje ndaj teje edhe me fol edhe ma keq se ta di nivelin deri ku ke arrit ti ke mujt me kan per nime dikushi ama ta ka prish trunun aja e mallkume e sa i perket kontrates aja esht e prisht ne mometin qe i kam fshi projektet e mia”, ka komentuar Naseri në videon e publikuar të Ganisë.