Ish-ministri Mile Janakieski sot lirohet nga burgu

Sot lirohet nga burgu ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski. Ai kaloi gjashtë vjet burg për lëndët e ish-PSP-së, Shkallët spanjolle, Titaniku dhe 27 Prilli, transmeton Portalb.mk. Në periudhën prej 13.11.2018 deri më 17.6.2024, Janakieski disa herë ka qenë në paraburgim dhe arrest shtëpiak. Në korrik të vitit të kaluar fillimisht ishte në Idrizovë, […]

Ish-ministri Mile Janakieski sot lirohet nga burgu

Sot lirohet nga burgu ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski. Ai kaloi gjashtë vjet burg për lëndët e ish-PSP-së, Shkallët spanjolle, Titaniku dhe 27 Prilli, transmeton Portalb.mk.

Në periudhën prej 13.11.2018 deri më 17.6.2024, Janakieski disa herë ka qenë në paraburgim dhe arrest shtëpiak. Në korrik të vitit të kaluar fillimisht ishte në Idrizovë, e më pas në Shutkë.

Janakieski është liruar me kusht me vendim të Gjykatës së Apelit në Shkup.

Ai çohej dhe dilte nga gjykata çdo ditë nga policia. Pas arratisjes së liderit të VMRO-DPMNE-së dhe kryeministrit Nikolla Gruevski, ai përfundoi në paraburgim. Gjykata Evropiane vendosi gjithashtu është ndaluar në mënyrë të paligjshme.

Sipas aktgjykimit, shteti do të duhet t’i paguajë gjithsej 6100 euro dëmshpërblim Janakieski, prej të cilave 3900 euro për dëm jomaterial dhe 2200 euro për shpenzime.

LEXO: Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut: Janakieski është mbajtur në paraburgim pa arsye në dy raste