Italo-zviceranit i gjenden një milion euro dhe dy shufra ari në veturë

Italo-zviceranit i gjenden një milion euro dhe dy shufra ari në veturë

Rasti kishte ndodhur në autostradën A7, në zonën e Lindaut, ku zyrtarët e policisë kufitare kishin ndaluar për kontroll veturën DS7 me targa italiane. Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Përgjithshme të Mynihut, burri kishte deklaruar se nuk kishte para të gatshme në automjet, përcjell albinfo.ch.

Gjatë kontrollit të veturës, hetuesit gjetën saktësisht një milion euro para të gatshme dhe dy shufra ari të derdhura, me vlerë rreth 176 mijë euro. Paratë dhe ari ishin fshehur në pjesë të brendshme të automjetit dhe në konzolën qendrore.

Sipas aktakuzës, 60-vjeçari e kishte marrë veturën me qira në Milano dhe kishte udhëtuar nga vendbanimi i tij në Itali drejt Këlnit. Hetuesit dyshojnë se atje janë vendosur paratë dhe ari në automjet, përpara se ai të nisej përsëri në drejtim të Italisë. Udhëtimi i tij u ndërpre gjatë kontrollit pranë Lindaut.

Prokuroria e Përgjithshme e Mynihut e akuzon atë për pastrim parash. I dyshuari ishte liruar pasi urdhërarresti ndaj tij ishte hequr, ndërsa prokuroria e kundërshtoi vendimin. Procesi gjyqësor është caktuar të nisë në Gjykatën Rajonale të Kemptenit. Mbrojtja ka njoftuar gjykatën se i akuzuari pritet të paraqitet në seancë.

Sipas mediave gjermane, autoritetet zvicerane kanë regjistruar gjithsej 17 emra të ndryshëm të përdorur nga 60-vjeçari. Ai ka qenë më parë i dënuar për vepra penale në Zvicër, ndërsa paratë dhe ari i gjetur në automjet janë sekuestruar nga autoritetet bavareze

 

The post Italo-zviceranit i gjenden një milion euro dhe dy shufra ari në veturë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.