Humb jetën elektricisti në Dibër, dyshohet se u zu poshtë nga shtylla gjatë punës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të enjte në fshatin Vasije, në Kalanë e Dodës, në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën teksa ishte duke punuar.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, paraprakisht dyshohet se shtylla elektrike është shembur dhe e ka zënë poshtë punonjësin.
Elektricisti, i identifikuar me inicialet L. Sh., ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë.
The post Humb jetën elektricisti në Dibër, dyshohet se u zu poshtë nga shtylla gjatë punës appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



